Juve e do Ramseyn qysh në janar

Futboll

Juve e do Ramseyn qysh në janar

Nga: Aaron Ramsey Më: 18 janar 2019 Në ora: 13:37
Aaron Ramsey

Kampionët e Italisë nuk duan të presin deri në verë për të transferuar yllin e Arsenalit.

Tashmë dihet se Aaron Ramsey do të jetë lojtar i Juventusit, por mbetet për t’u kuptuar vetëm kur do të nisë ta mbajë veshur fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

Mesfushori uellsian ka nënshkruar kontratën e tij 5-vjeçare me bardhezinjtë, por Massimiliano Allegri shpreson që ta ketë në dispozicion prej këtij muaji.

Arsenali kërkojn të paktën 20 milionë euro, një pretendim i tepërt për një lojtar që pas 6 muajsh do të vijë si futbollist i lirë.

Nga bardhezinjtë është përsëritur fakti se Ramsey do të arrijë  në Itali në fund të këtij sezoni, por, gjithsesi, Allegri u ka kërkuar drejtuesve që të tentojnë gjithçka për të arritur një ulje kërkesa që ka Arsenali, çka do të bënte që mesfushori uellsian të vihej që tani nën urdhrat e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat