Spalletti: Spekulimet nuk na shpërqëndrojnë

Futboll

Spalletti: Spekulimet nuk na shpërqëndrojnë

Më: 19 janar 2019 Në ora: 00:47
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti thotë se spekulimet për lojtarët e ndryshëm gjatë afatit kalimtar të janarit nuk e shqetësojnë aspak.

Interi do të zhvillojë ndeshjen e parë të Serie A në vitin 2019 ndaj Sassuolos në shtëpi.

Por, Nerazzurët janë pa tifozët për shkak të dënimit për racizëm, ndërsa ka edhe spekulime që shumë lojtarë mund të mos rinovojnë me klubin e të largohen.

Vet Spalletti thotë se këto nuk ndikojnë aspak në disponimin e ekipit të tij.

“Nuk ka asnjë konfuzion përreth klubit”.

“Ne jemi në mesin e afatit kalimtar kështu që pranojmë të gjitha spekulimet që na dalin përpara”.

“Në rrjetet sociale, ata që janë te Interi e dinë se mesazhet lexohen nga të gjithë”.

“Mesazhi i Ranocchias gjatë javës ishte if uqishëm. Ai demonstroi se kujdeset për të mirën e Interit më shumë se sa për të mirën e vetes së tij”, deklaroi Spalletti.

Ranocchia luajti pak minuta ndaj Beneventos, e pas ndeshjes u shpreh falënderues për rastin e dhënë, një veprim që u prit shumë mirë nga tifozët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat