Superiorja në kaos, vetëm Gjibraltari e Andorra janë më keq

Futboll

Superiorja në kaos, vetëm Gjibraltari e Andorra janë më keq

Më: 19 janar 2019 Në ora: 11:21
Superiorja në kaos, vetëm Gjibraltari e Andorra janë më keq

Të ardhurat nga UEFA janë një nga elementet bazë të rritjes së një klubi dhe të forcimit të aspektit ekonomik, por kur bëhet fjalë për Kategorinë Superiore këto donacione marrin rëndësi të madhe, madje jetike për mbijetesën. Në raportin e publikuar për vitin 2017 nga institucioni më i lartë i futbollit europian shihet se të ardhurat e skuadrave në futbollin shqiptar janë kryesisht nga UEFA.

Si asnjë vend tjetër në Europë, Superiorja dhe klubet e saj mbijetojnë më së shumti prej donacioneve të UEFA-s në lidhje me pjesëmarrjen në Kupat e Europës dhe ato të fondit të solidaritetit. Plot 74% të të ardhurave vjetore janë pikërisht nga UEFA. Në total në vitin 2017 futbolli shqiptar pati 7.6 milionë euro të ardhura ku 74% ishin prej UEFA-s, 6% nga të ardhurat komerciale dhe 16% nga transferimet e futbollistëve. Por vlera 74% është më e larta e të gjitha vendeve në Europë me përjashtim të Andorrës dhe Gjibraltarit. Të ardhurat 6% nga komercializmi janë gjithashtu më të ulëtat në Europë dhe sa më shumë të rritet kjo shifër, aq më mirë është për futbollin shqiptar.

Nga të dhënat e UEFA-s rezulton gjithashtu se përqindja më e madhe e të ardhurave shkon për rrogat e lojtarëve. Sipas UEFA-s, 70% e të ardhurave në këtë vit, rreth 5,4 milionë euro, kanë përfunduar për pagesat e lojtarëve dhe stafeve të skuadrave.

RËNIE Viti që lamë pas nuk ka qenë aspak pozitiv për Kategorinë Superiore, e cila ka pësuar një rënie në të ardhurat e saj. Një fakt i çuditshëm, i cili lidhet më shumë me pjesëmarrjen e klubeve në Kupat e Europës. Shqipëria nuk ka arritur dot të futet në listën e shteteve që i rritën të ardhurat e tyre në sezonin futbollistik që lamë pas. Plot 43 shtete patën rritje, ndërsa 11 të tjera patën rënie. Kategoria Superiore bënte pjesë në renditjen e skuadrave që kanë pësuar rënie nga 5 në 15%, bashkë me Kroacinë, Danimarkën dhe Andorrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat