“DailyMail” e konfirmon për shqiptarin e Kosovës - Bota Sot
“DailyMail” e konfirmon për shqiptarin e Kosovës

Futboll

“DailyMail” e konfirmon për shqiptarin e Kosovës

Më: 19 janar 2019 Në ora: 13:19
“DailyMail” shkruan për shqiptarin e Kosovës

Chelsea duke gjithmonë e më pranë mesfushorit shqiptar të Kosovës, Arbër Zeneli. Prestigjiozia “DailyMail” raporton se ditën e nesërme, një vëzhgues i Chelsea do të jetë i pranishëm në Amsterdam për ta ndjekur 23-vjeçarin në sfidën kundër Ajaxit.

Skuadra londineze është gati të paguajë 5 milionë sterlina për shërbimet e mesfushorit të përfaqësues së Kosovës që aktivizohet te skuadra e Hereenveenit.

Zenelit i skadon kontrata me skuadrën holandeze në verën e këtij viti, teksa po punohet për transferimin e tij te Chelsea brenda muajit janar. Para se t’i bashkohet Kosovës, mesfushori 23-vjeçar ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Suedisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...