Manchester Utd nuk ka të ndalur me trajnerin e ri Ole Gunnar Solskjaer. “Djajtë e Kuq” shënuan fitore me rezultat 2:1 në përballje me Brightonin, në ndeshjen e javës së 23-të të Premier League në futboll.
Tri pikë të mëdha dhe që i japin forcë Manchester Utd për të futur në katërshen e parë të skuadrave më të mira. Paul Pogba nga penalltia shënoi në minutën e 27-të dhe Marcus Rashford në atë të 42-tën, për t’i siguruar tri pikë të reja.
Për mysafirët realizoi Pascal Gross në minutën e 72-të. Kjo është fitorja e gjashtë rresht për ‘Djajtë e Kuq” me trajnerin e ri. Manchester Utd është në pozitën e pestë me 44 pikë, kurse Brighton është i 13-ti me 26.