Tjetër ndeshje, tjetër rekord për Ole Gunnar Solskjaerin

Futboll

Tjetër ndeshje, tjetër rekord për Ole Gunnar Solskjaerin

Më: 19 janar 2019 Në ora: 22:13
Ole Gunnar Solskjaer dhe Paul Pogba

Golat e Paul Pogbas dhe Marcus Rashfordit kanë bërë që norvegjezi të arrijë një rekord si trajner i Manchester Unitedit, i cili nuk ka humbur asnjë ndeshje prej që është në stolin e djajve të kuq.

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka arritur një rekord të ri me klubin prej që ka startuar si menaxher i skuadrës nga Premier Ligë.

Norvegjezi, ka sjell një epokë të re në Old Trafford prej që e mori skuadrën nga Jose Mourinho në dhjetor, derisa nuk e ka humbur asnjë ndeshje. Madje ai i ka të gjitha fitore.

Pasi kishte shkëlqyer si lojtar me United, ai ka arritur që të këtë suksese të mëdha me klubin prej fitores së parë kundër Cardiffit 5-1.

Djajtë e kuq tani kanë fituar 5 nga ndeshjet e tjera pas kësaj ndeshje, një ecuri që përfshin edhe fitore në rrethin e tretë të FA Cup kundër Reading e cila gjë bën që Solskjaer të këtë startin më të mirë si trajner i United.

Tani, falë fitores 2-1 kundër Brightonit, ish-sulmuesi mban rekord në ligë. Me gjashtë fitore në Premier Ligë ai tani ka kaluar të ndjerin Sir Matt Busby, i cili kishte fituar pesë ndeshjet e tij të para në Divizionin e Parë pasi kishte marrë klubin më 1945.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat