Ja sa skuadra ka refuzuar Mourinho që prej shkarkimit nga Man Utd

Futboll

Ja sa skuadra ka refuzuar Mourinho që prej shkarkimit nga Man Utd

Më: 19 janar 2019 Në ora: 23:04
Jose Mourinho

Edhe pse është shkarkuar nga Manchester United, Jose Mourinho duket se nuk ka humbur madhështinë e tij.

Portugezi ka bërë të ditur se ka refuzuar tri skuadra që kur u shkarkua nga Manchester United.

“Së pari, jam i lumtur me këto tri javë” ka thënë ish trajneri i Man Utd për “BeIN Sports”.

“Jam i lumtur me këtë eksperiencë. Do të kem edhe eksperienca të tjera të cilat normalisht nuk mund t’i kem” ka thënë tutje portugezi.

“Lëvzija e radhës? Nuk e di. Varët. Do t’i analizoj gjërat, por kam refuzuar tri opsione deri më tani” ka thënë ndër të tjerash “Special One”.

Mourinho momentalisht është angazhuar në “BeIN Sports” ku po komenton ndeshjet e Kupës së Azisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat