Tottenham fiton derbi londinez

Futboll

Tottenham fiton derbi londinez

Nga: K. Goca Më: 20 janar 2019 Në ora: 18:52
Tottenham fiton derbi londinez

Derbi londinez u karakterizua me lojë shumë të mirë, mes Fulham dhe Tottemham, e cila përfundoi me fitoren e mysafirëve me 2:1.

Tottenham dominoi takimin dhe në fund ngadhënjeu. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 17-të, fal autogolit te Fernando Llorente. Ndërkaq, Deli Alli barazoi rezultatin. Ai me kokë nga afërsia tundi portën e vendasve dhe barazoi rezultatin 1:1 në minutën e 51-të.

Në fund të takimit përkatësisht në minutën e 90+3, Harry Winks vulosi fitoren 2:1 te Tottenhamit, e cila renditet në vend të tretë me 51 pikë, kurse Fulham i 19-ti me 14.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat