Van Dijk: Ky person më telefonon para çdo takimi - Bota Sot
Van Dijk: Ky person më telefonon para çdo takimi

Futboll

Van Dijk: Ky person më telefonon para çdo takimi

Më: 20 janar 2019 Në ora: 20:52
Van Dijk

Van Dijk zbulon se klubi i Liverpoolit i kushton shumë rëndësi ish lojtarëve dhe legjendave të klubit.

Ai ka theksuar se kontakon shumë shpesh me Kenny Dalgish – i cili e këshillon para ndeshjeve të rëndësishme.

Heroi i ‘Reds’, Dalglish, i cili ka menaxhuar dy herë klubin dhe tani është drejtor, fitoi gjashtë tituj dhe tre Kupat Evropiane si një lojtar me Liverpool.

Van Dijk përshkroi efektin pozitiv që ai ka në skuadrën e Jurgen Klopp.

“Kenny Dalglish më dha numrin e tij dhe më tha të kontaktoja me të në çdo kohë,” tha Van Dijk për faqen zyrtare të klubit.

“Është e pabesueshme kur ndonjëherë ai më dërgon mesazhe para ndeshjeve.”

“Në ditët e ndeshjeve është si të ecësh në një muze. Pothuajse çdo legjendë I Liverpoolit është I pranishëm”, përfundoi Van Dijk.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...