Sadiku: Viti 2018 mos ardhtë kurrë më!

Futboll

Sadiku: Viti 2018 mos ardhtë kurrë më!

Më: 21 janar 2019 Në ora: 00:40
Armando Sadiku

Armando Sadiku ishte i ftuar në një lidhje direkte me “Zona Gol”, ku foli për transferimin e tij te Lugano, pas një një aventurë te Levante që rezultoi e pafat për 28-vjeçarin.

“Viti 2018 mos ardhtë kurrë. Kam qenë i pafat. Në fillim theva hundën te Levante dhe më pas pësova një dëmtim të rëndë, që më mbajti jashtë më shumë se 5 muaj.”

“Kam qenë i pafat te Levante, por jam i bindur që te Lugano do të mund të rikthehem ai që isha dhe të jem në dispozicion të Kombëtares.”

Pse jam kaq efikas me ekipin përfaqësues? Sepse shfrytëzoj ato pak raste që më krijohen. E di shumë mirë që Shqipëria krijon pak raste, ndaj edhe përpiqem të shfrytëzoj mundësitë që më jepen.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat