Ancelotti flet pas fitores në derbi

Futboll

Ancelotti flet pas fitores në derbi

Më: 21 janar 2019 Në ora: 10:09
Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti

Napoli mposhti mbrëmjen e djeshme Lazion me rezultatin 2-1 falë golave të Callejon dhe Milik, duke konsoliduar vendin e dytë të renditjes së Serie A.

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, nuk përmbahet, teksa duke folur për “Sky” ai ka thënë se Napoli mund ti përballojë 3 kompeticione të mëdha evropiane.

“Kemi një skuadër të mjaftueshme për të përballuar tre kompeticione. Kishim shumë mungesa, por dukeshim sikur kishim të gjithë lojtarët në dispozicion. Kam parë shumë kualitet. Milik vetëm mund të përmirësohet, ai është një lojtar që ka vuajtur shumë nga dëmtimet në dy vitet e fundit, por tani është mirë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat