Isco i thotë “PO” gjigantit evropian - Bota Sot
Isco i thotë “PO” gjigantit evropian

Futboll

Isco i thotë “PO” gjigantit evropian

Më: 21 janar 2019 Në ora: 10:45
Isco Alarco

Isco Alarcon pritet të largohet përfundimisht nga Real Mdridi me të përfunduar ky sezon.

Isco Alarcon nuk është më në planet e Real Madrid, andaj do të shitet në verën e këtij viti.

Mesfushori spanjoll është bërë cak i disa skuadrave evropiane, ndërsa madrilenët kërkojnë mbi 100 milionë euro nga shitja e tij.

Sipas Don Balon, Isco i ka dhënë përgjigje pozitive Juventusit, gjersa po rivalizohen nga Manchester City.

Spanjolli është i gatshëm të transferohet te torinasit, mirëpo edhe Pep Guardiola i do shërbimet e tij nga sezoni i ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...