U lëndua ndaj Leganes, mësohet sa do të mungojë Dembele - Bota Sot
U lëndua ndaj Leganes, mësohet sa do të mungojë Dembele

Futboll

U lëndua ndaj Leganes, mësohet sa do të mungojë Dembele

Më: 21 janar 2019 Në ora: 13:53
Leganes

Sulmuesi francez është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme te Barcelona.

Barcelona mbrëmë mori një fitore të vështirë ndaj Leganes, me rezultatin 3-1. Por përveç këtij fakti, skuadra mori dhe një lajm të keq pasi, Ousmane Dembele doli nga fusha i lënduar.

Në fillim lëndimi i tij u duk i rëndë, por testet e bëra nga mjekët sot është vërtetuar që nuk është i tillë.

Sipas asaj që raportohet në mediet spanjolle, francezi do të mungojë vetëm 15 ditë. Ai do të humbasë të dyja ndeshjet e Kupës së Mbretit me Sevillan, si dhe dy ndeshjet në La Liga me Gironën dhe Valencian.

Kësisoj, Dembele pritet të kthehet më 10 shkurt, datë në të cilën katalanasit do të ndeshen me Athletic Bilbaon.

Një mungesë e rëndësishme kjo për skuadrën e drejtuar nga Ernesto Valverde.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...