Chelsea e pranon ofertën, Morata drejt Atleticos - Bota Sot
Chelsea e pranon ofertën, Morata drejt Atleticos

Futboll

Chelsea e pranon ofertën, Morata drejt Atleticos

Më: 21 janar 2019 Në ora: 14:44
Alvaro Morata

Sulmuesi spanjoll do të largohet nga Blutë.

Alvaro Morata që nuk po arrinte të gjente veten në skuadrën e Chelseat, ka vendosur të kthehet në Spanjë, por këtë herë te rivali i qytetit të Realit, skuadra e Atletico Madrid.

Mediat angleze raportojnë që Chelsea e ka pranuar ofertën e Atleticos për huazimin gjashtë mujor të Moratas, me klubin madrilen që do ta bëjë blerjen e tij në verë për 48 milionë funte.

Në vend të Moratas tek Blutë do të transferohet Gonzalo Higuain nga skuadra e Milanit.

26-vjeçari ka luajtur me Chelsean që nga viti 2017 ku ishte transferuar nga Real Madridi, por asnjëherë nuk ka mundur të gjejë veten në skuadrën nga Stamford Bridge.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...