Dier: Tottenham nuk po vuan nga mungesa e transferimeve

Futboll

Dier: Tottenham nuk po vuan nga mungesa e transferimeve

Më: 21 janar 2019 Në ora: 19:11
Eric Dier

Ylli i Tottenham, Eric Dier, insiston se askush tek Tottenham nuk po vuan nga mungesa e transferimeve.

Në edicionin 2018/19 Spurs po përballen me një situatë jo të mirë pasi kanë humbur dy yjet e skuadrës, Harry Kane dhe Dele Alli.

Ekziston frika se skuadra e Pochettinos do të vuaj për mungesën e rotacionit, megjithatë Eric Dier nuk është aspak i shqetësuar.

“Jam i sigurt se mund të gjejmë zgjidhje brenda skuadrës, ashtu siç kemi bërë në të kaluarën” ka thënë Dier.

“Jemi të mërzitur për lëndimin e Harry ashtu siç jemi të mërzitur për lëndimin e secilit lojtar, por duhet të vazhdojmë përpara” ka thënë tutje lojtari.

Spurs kanë arritur që të qëndrojnë në garë me fitoren e mundimshme të dielën, falë golit në minutën e fundit nga Harry Winks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat