Zhduket aeroplani që po e transportonte futbollistin e Premier League - Bota Sot
Zhduket aeroplani që po e transportonte futbollistin e Premier League

Futboll

Zhduket aeroplani që po e transportonte futbollistin e Premier League

Më: 22 janar 2019 Në ora: 11:50
Emiliano Sala

Futbollisti argjentinas, Emiliano Sala dyshohet se ishte në aeroplanin e vogël i cili u zhduk mbrëmë në kanalin anglez.

Blerja më e re e Cardiff Cityt, që u prezantua te klubi këtë javë, besohet se ishte në aeroplanin që tashmë është zhdukur, raporton AFP, transmeton Insporti

Ylli 28-vjeçar argjentinas, që i kushtoi ekipit të Premierligës 15 milionë funte këtë afat kalitmar, po fluturonte në Uells nga Nantesi, atje ku kishte shkuar për t’i thënë lamtumirë ish-bashkëlojtarëve.

Të martën policia franceze konfirmoi se sulmuesi, që e kompletoi këtë javë kalimin e tij te klubi i ri, ishte në Piper Malibu, aeroplanin që u zhduk nga radari.

Një aeroplan Piper Malibu – lloji me të cilin po udhëtonte Sala para se të humbte kontakti në orën 8.30 të mbrëmjes

Tashmë ka filluar kërkimi në ujë dhe në ajër, në ishujt e kanalit për të zbuluar më shumë rreth fatit të aeroplanit të zhdukur.

Sala, 28-vjeçar, ka kaluar shtatë vitet e fundit të karrierës së tij në Francë, derisa nënshkroi kontratë për tri vite e gjysmë me Cardiffin të shtunën.

Ndërkaq, klubi i Cardiff Cityt ka thënë për Sky News se po kërkojnë sqarime rreth raportimeve se Sala ishte pjesë e aeroplanit që u zhduk nga radari mbrëmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...