Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur sot kryetarin e Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës, Ismail Sadiku.
Me këtë rast u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet dy federatave, e cila parasheh që FFK-ja t’i angazhojë referët e saj për ndeshjet të cilat i organizon FSPK-ja.
Pastaj FSPK-ja do të ndihmohet me rekuizita sportive dhe topa si dhe çdo vit në muajin shtator në kuadër të festimit të themelimit të FSPK-së do të zhvillohet ndeshje reviale ndërmjet përzgjedhjes së FSPK-së dhe përzgjedhjes së Superligës së Kosovës në futsall.