"Duam dhe ne para", në Poloni ngrenë "zërin" për transferimin Piatek-Milan! - Bota Sot
"Duam dhe ne para", në Poloni ngrenë "zërin" për transferimin Piatek-Milan!

Futboll

"Duam dhe ne para", në Poloni ngrenë "zërin" për transferimin Piatek-Milan!

Më: 22 janar 2019 Në ora: 17:43
Krzysztof Piatek

Në pritje të kalimit nga Genoa te Milanit të Krzysztof Piatek, në mënyrë zyrtare, pasi "de facto" polaku është veshur kuqezi, por duhet ta bëjë edhe "de juro", trajneri dhe presidenti i tij i parë në kohët e Lechia Dzierzonióë reklamon një përqindje mbi transferimin. 

Lajmi bëhet me dije nga "gazzetta.it", që referon fjalët e Andrzej Bolisega, i cili proteston kundër normave aktuale të "mekanizmit të solidaritetit", pra automatizmi që parashikon që klubi që ka formuar një të ri të përfitojë nga rishitja, por vetëm nëse kjo ndodh mes klubeve që bëjnë pjesë në federata të ndryshme. 

"Apelohem publikisht te FIFA që t'i kërkoj të modifikojnë dispozitat aktuale. 5% i shumës së transferimit duhet të aplikohet për çdo transferim. Ftoj të gjitha skuadrat e futbollit që të mobilizohen dhe i besoj suportit të presidentit të federatës polake, Zbigniew Boniek. Nuk është e drejtë që klubi që formoi Piatek dhe e stërviti për 7 vjet të mos përfitojë nga transferimi i tij nga Genoa te Milani".

Kujtojmë që Piatek-Milan është një operacion thuajse 40 mln euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...