Man City i vendos një kusht Kompanys për të qëndruar në skuadër - Bota Sot
Man City i vendos një kusht Kompanys për të qëndruar në skuadër

Futboll

Man City i vendos një kusht Kompanys për të qëndruar në skuadër

Më: 23 janar 2019 Në ora: 06:49
Vincent Kompany

Manchester City ka një kërkesë të çuditshme për kapitenin e skuadrës, Vincent Kompany.

Kontrata e belgut me Manchester City do të skadojë në fund të këtij sezoni, dhe trajneri Guardiola po këmbëngul që të mbrojtësi të vazhdoj edhe për një vit.

“Metro” mëson se “Citizens” kanë kërkuar nga lojtari që ai ta zbres çmimin e pagës, në mënyrë që të vazhdojnë rrugëtimin edhe për një vit.

Lojtari është përballur me disa lëndime dhe ka startuar vetëm gjashtë herë këtë edicion, por Guardiola ndihet sikur nuk mund ta humb një lider si Kompany.

Duket se kapiteni luan rol të madh në dhomat e zhveshjes, ku aty besohet se u jep shumë motiv lojtarëve.

Kompany është një nga lojtarët më të paguar në skuadër (200 mijë funte në javë), por për vazhdimin e tij, ai duhet të pajtohet për zvogëlimin e pagës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...