Kupa e Shqipërisë, 15 gola në 5 ndeshje - Bota Sot
Kupa e Shqipërisë, 15 gola në 5 ndeshje

Futboll

Kupa e Shqipërisë, 15 gola në 5 ndeshje

Më: 23 janar 2019 Në ora: 16:04
Kupa e Shqipërisë, 15 gola në 5 ndeshje

Janë mbyllur ndeshjet për Kupën e Shqipërisë, ka pasur spektakël dhe shumë gola në këto sfida.

Nuk kanë munguar as surprizat, Kukësi është shtangur nga Apolonia, e cila ka fituar me rezultatin 2-1. Goli i shënuar nga Et’hemi, i ka lënë të gjitha hapur për takimin e kthimit.

Gjithashtu, surpriza ka ardhur dhe nga Bylisi, që mundi Laçin në shtëpi, pastër me rezultatin 2-0. Ndërsa Teuta ka mbyllur gjithçka kundër Lushnjes, pasi fitoi 1-3.

Luftëtari ka harruar problemet financiare që ka pasur për 90 minuta, duke dhënë maksimumin kundër Egnatias dhe mori një fitore të sigurt për ndeshjen e kthimit.

Rezultatet:

Egnatia –Luftëtari 0-3
(Ramadani 51′(p), Dunga 55′, Rapo 83′)

Apolonia –Kukësi 2-1
(Gjata 42′, Hysenshahaj 54’/ Et’hemi 59′)

Bylis- Laçi 2-0
(Bytyçi 50′(p), Bajramaj 82′)

Lushnja –Teuta 1-3
(Gjyla 86′ /Kallaku 30′ (p), Vila 36′, Progni 52′)

Vllaznia—Kamza 2-1
(Marku 58′, Zhunior 76′ /Mehmeti 19′)

Ndërkohë në orën 17:00, do të luhet ndeshja mes çiftit më të fortë në këtë fazë të Kupës, i cili është ai mes Tiranës dhe Flamurtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...