Balotelli me ekip të ri - Bota Sot
Balotelli me ekip të ri

Futboll

Balotelli me ekip të ri

Më: 23 janar 2019 Në ora: 17:13
Balotelli me ekip të ri

Olympique Marseille ka firmosur zyrtarisht me sulmuesin italian Mario Balotelli deri në fund të sezonit. Marrëveshja është konfirmuar nëpërmjet faqes zyrtare të Marseille, teksa Nice ka shtuar se Balotelli ka prishur kontratën me klubin e drejtuar nga Patrice Vieira.  28-vjeçari do të veshë fanellën me numër 9 për skuadrën e Rudi Garcias në pesë muajt e ardhshëm dhe raportohet se do të fitojë të paktën 4 milion euro gjatë kësaj periudhe.  Balotelli iu bashkua Nice në verën e vitit 2016 duke u rikthyer në një formë të kënaqshme, me 43 gola të shënuar pas largimit nga Italia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...