Cutrone "harron" Higuain, ka një mesazh për Piatek

Futboll

Cutrone "harron" Higuain, ka një mesazh për Piatek

Më: 24 janar 2019 Në ora: 07:32
Piatek

Nga rritja personale te Higuain dhe Piatek, Patrick Cutrone ka folur për merkaton dhe objektivat e Milan-it në një intervistë të dhënë për "Sky Sport". 

Në lidhje me rritjen personale pas 18 muajsh: "Objektivi që i kam vënë vetes është që të përmirësohem gjithmonë në stërvitje dhe të mësoj ditë pas dite, edhe falë ndihmës së shokëve të skuadrës". 

Shitja e Higuain: "Kam patur një marrëdhënie shumë të mirë me të. Ai është një kampion dhe më ka mësuar shumë. E falënderoj për këshillat që më ka dhënë". 

Objektivi Champions: "E vështirë pa Higuain? Nuk arrihet vetëm falë një lojtari, por nga puna e gjithë skuadrës. Ne kemi besim dhe i marrim ndeshjet me radhë". 

Blerja e Piatek: "Është i fortë dhe e ka treguar këtë gjatë këtyre muajve. Mund të na ndihmojë shumë. Unë dhe shokët e tjerë të skuadrës do ta ndihmojmë të përshtatet sa më shpejt me grupin". 

Fanella me numrin 9: "Do të ishte një nder për mua ta mbaja. Tani mendoj që të paraqitem mirë në këto muaj dhe të jem gati në çdo moment, më pas të shohim". 

Rivaliteti i mundshëm me Piatek: "Unë mendoj që të jem gjithmonë gati, pavarësisht nëse e nis ndeshjen nga stoli apo jam titullar. Unë kërkoj të bind trajnerin që të më zgjedhë në formacionin titullar". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat