Hazard i kundërpërgjigjet Sarrit: Nuk më intereson çfarë tha ai

Futboll

Hazard i kundërpërgjigjet Sarrit: Nuk më intereson çfarë tha ai

Më: 25 janar 2019 Në ora: 14:36
Hazard

Luftë fjalësh mes trajnerit dhe lojtarit më të mirë të Chelseat.

Tek Chelsea gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë.

Te skuadra londineze ka tension mes trajnerit Maurizo Sarri dhe yllit të skuadrës Eden Hazard pas kualifikimit në finale të Carabao Cup, pasi mposhtën Tottenhamin në ekzekutimin e penalltive.

Pak ditë më parë, italiani kishte kritikuar belgun duke deklaruar se nuk është lider i vërtetë, ndërsa përgjigjja e Hazard nuk vonon.

“Nuk më intereson se çfarë thotë trajneri. Unë mendoj vetëm të luaj futbollin që di. Jam i përqendruar te skuadra dhe kërkoj vetëm që ta ndihmoj që të fitojë”, theksoi ai.

Vetë Hazard duket se e ka më shumë mendjen te afati kalimtar veror, ku pret që të transferohet te Real Madridi, me klubin spanjoll që ka shprehur interesim të madh për belgun. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat