Ancelotti ia mbyll derën PSG-së: Allan qëndron te Napoli

Futboll

Ancelotti ia mbyll derën PSG-së: Allan qëndron te Napoli

Më: 25 janar 2019 Në ora: 14:57
Carlo Ancelotti dhe Allan

Carlo Ancelotti është i bindur se Allan do të qëndrojë te Napoli, ndonëse për të ka interesim nga Paris Saint-Germain.

Allan ka pasur probleme fizike gjatë javës dhe nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e nesërme ndaj Milanit, por trajneri i napolitanëve pret që ai të kthehet për duelin e së martës në Kupën e Italisë, që Napoli e luan përsëri me kuqezinjtë.

“Allan nuk ka stërvitur shumë, pasi ka pasur një javë të vështirë”, ka deklaruar Ancelotti në konferencë për media.

“Por do të qëndrojë këtu me ne për t’u përgatitur për sfidën e së martës. Të vetmen gjë që e di me siguri është se Allan do të qëndrojë te Napoli”.

“Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe do të jetë më shumë i rëndësishëm për pjesën e dytë të stinorit”.

“Nuk ishte e vështirë për ta menaxhuar këtë situatë dhe tani gjithçka është e qartë. Neve nuk na duhet që ta shesim”, ka treguar trajneri italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat