Juan Mata në Arsenal?

Futboll

Juan Mata në Arsenal?

Më: 25 janar 2019 Në ora: 18:33
Juan Mata

Kontrata e Juan Matas te Manchester United përfundon në fund të këtij stinori, dhe një largim i mundshëm i tij si lojtar i lirë mund të ndodhë.

Arsenali do të synojë transferimin e Matas nëse dështon që të arrijë marrëveshje me Barcelonën për Denis Suarez.

“Djajtë e Kuq” ende nuk kanë vendosur nëse do t’ia vazhdojnë kontratën mesfushorit spanjoll, i cili nuk po e gjen vetën rregullisht në formacionin e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Unai Emery nuk i ka marrëdhëniet më të mira me Mesut Ozil, i cili mund të largohet, dhe Juan Mata do të ishte zëvendësuesi i tij në të ardhmen.

30-vjeçari në këtë stinor me Unitedin ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 2 asiste në 22 paraqitje në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat