Futbollisti nga Prizreni vendos fatin e derbit Skenderbeu-Partizani

Futboll

Futbollisti nga Prizreni vendos fatin e derbit Skenderbeu-Partizani

Më: 25 janar 2019 Në ora: 19:15
Futbollisti nga Prizreni vendos fatin e derbit Skenderbeu-Partizani

Partizani nga Tirana e ka filluar me fitore stinorin e ri në kampionatin elitar të futbollit në Shqipëri.

“Demat” u treguan të fortë kër Skënderbeun e Korçës, duke e mposhtur atë me rezultat minimal, transmeton Insporti.

Shënimi i futbollistit nga Prizreni, Esat Mala, në minutën e 3-të të takimit mjaftoi për t’ia siguruar Partizanit pikët e plota nga përballja.

Theksojmë se mysafirët (Partizani) huqën një penallti gjatë ndeshjes, me Bruno Telushin që nuk u tregua i saktë nga rrethi i 11-metërshit.

Pas këtij triumfi, Partizani grumbullon 40 pikë dhe kryeson kampionatin, me gjashtë më shumë se vendi i dytë Kukësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat