Komunikatë zyrtare nga Monaco: Ky është trajneri që zë vendin e Henry

Futboll

Komunikatë zyrtare nga Monaco: Ky është trajneri që zë vendin e Henry

Më: 25 janar 2019 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Klubi i Ligue 1, AS Monaco, ka lëshuar një komunikatë zyrtare, duke e konfirmuar rikthimin e Leonardo Jardim në postin e trajnerit vetëm pas tre muajve që ishte shkarkuar, kështu duke zërë vendin e Thierry Henry.

Jardim ka nënshkruar kontratë dyvjeçare e gjysmë, dhe do t’ia fillojë punën të dielën.

Henry njëherë u suspendua nga klubi, në mënyrë që të merrej një vendim për të, dhe sot u konfirmua shkarkimi i tij për shkak të rezultateve të dobëta.

Monaco aktualisht është në pozitën e parafundit në Ligue 1 me 15 pikë, një më shumë se Guingamp, që mban pozitën e fundit. 

Henry ka marrë vetëm pesë fitore në 20 ndeshjet e tij me Monacon në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat