Flet agjenti që po akuzohet për zhdukjen e futbollistit Sala

Futboll

Flet agjenti që po akuzohet për zhdukjen e futbollistit Sala

Më: 26 janar 2019 Në ora: 17:52
Emiliano Salas

Bota e futbollit ende po lutet për një lajm të mirë për fatin e Emiliano Salas.

Sulmuesi argjentinas u zhduk më herët këtë javë, vetëm disa ditë pasi u transferua te Cardiff City për një shumë rekorde.

Sala po udhëtonte nga Franca për në Cardiff, kur aeroplani me të cilin ai po udhëtonte u zhduk diku në një zonë në Angli.

Agjenti i Salas, Willi McKay tani ka konfirmuar se ai kishte aranzhuar fluturimin nga Nantes, por shton se ai nuk pati gisht në përzgjedhjen e aeroplanit apo pilotit.

Mckay gjithashtu ka zbuluar për publikun mesazhet e Salas ku është diskutuar për aranzhimin e fluturimit, dhe transkripti i plotë është publikuar nga “BBC Sport”.

McKay potencon se Cardiffi ishte i njoftuar për aranzhimin e bërë, dhe thotë se dy djemtë e tij patën një bisedë me Sala për vështirësitë e flutirimit.

McKay tha: “Në lidhje me aranzhimin e fluturimit, ne kontaktuan z. David Henderson, i cili ka fluturuar me ne dhe shumë lojtarë të tjerë nëpër tërë Evropën disa herë.

“Nuk ishim të përfshirë në përzgjedhjen e aeroplanit ose pilotit dhe ne gjithashtu dëshirojmë ta qartësojmë përsëri se ne nuk e zotërojmë aeroplanin me të cilin fluturoi Emiliano.

“Ndodhia tragjike na ka shokuar të gjithëve.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat