Sfidë dramatike në Bergamo, Roma nga 3:0 në 3:3 - Bota Sot
Sfidë dramatike në Bergamo, Roma nga 3:0 në 3:3

Futboll

Sfidë dramatike në Bergamo, Roma nga 3:0 në 3:3

Nga: K. Goca Më: 27 janar 2019 Në ora: 16:56
Sfidë dramatike në Bergamo, Roma nga 3:0 në 3:3

Në stadiumin në Bergamo është zhvilluar sfidë dramatike mes Atalantës dhe Romës, e cila përfundoi pa fitues, me rezultat 3:3. Roma udhëhoqi me rezultat 0:3 dhe dukej se po shkon drejt fitores, por pjesa e dytë solli përmbysjen. Portieri Etrit Berisha së bashku me futbollistin Berat Gjimshiti u zgjuan me Atalantën dhe humbjen e shndërruan në barazim.  Roma avancoi me 0:3 falë golave të  Dzekos (3' e 33'), El Shaarawyt (40'), kurse vendasit barazuan përmes Castagnes (45'), Toloit (59') e Zapatas (71') dhe për Romën. Duhet theksuar se Zapata në minutën e 70-të shpërqendroi penalltinë, duke gjuajtur larg mbi portë. Pas 21 jave në Serie A, Roma renditet në vend të pestë me 34 pikë, ka dy më shumë se Atalanta që është dy vende më poshtë. Berisha dhe Gjimshiti u paraqitën të plotë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...