Milan po e mbyll transferimin e super lojtarit

Futboll

Milan po e mbyll transferimin e super lojtarit

Më: 28 janar 2019 Në ora: 12:48
Milan

Milan do t’i finalizojë disa marrëveshje para se të përfundojë ky sezon.

Milan do tu ofroj kontrata të reja disa lojtarëve, ndërsa do të tentojë ta ndal edhe Timeou Bakayokon.

Skuadra italiane e ka në huazim mesfushorin francez nga Chelsea deri në fund të këtij sezoni, andaj po e dëshiron kartonin e tij përfundimisht.

Skuadra londineze ka marrë 5 milionë euro nga huazimi i tij, ndërsa kërkon edhe 35 milionë nga shitja.

Milan është i gatshëm ta paguajë atë shifër, gjersa Timeoue Bakayoko është shndërruar në një lojtar tejet të rëndësishëm për Gennaro Gattuson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat