Nëna e futbollistit Emiliano Sala vjen me një deklaratë shumë emocionuese, ajo beson se djali i tij është gjallë

Futboll

Nëna e futbollistit Emiliano Sala vjen me një deklaratë shumë emocionuese, ajo beson se djali i tij është gjallë

Më: 28 janar 2019 Në ora: 18:37
Nëna e Emiliano Sala

Nëna e Emiliano Sala ka bërë një lutje emocionale – ndërsa insiston se djali i saj është ende gjallë.

Sulmuesi i Cardiff është zhdukur, pasi avioni i tij u zhduk nga radari të hënën dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij dhe të pilotit, David.

Kërkimi zyrtar për të u ndalua të enjten, por një kërkim privat rifilloi të shtunën në mëngjes.

Nëna e futbollistit, Mercedes Sala tha: “Ai është një luftëtar, ai filloi karrierën e tij të futbollit nga shumë pak… Ai është një njeri shumë i përulur, familjar.

“Ai ishte gjithmonë në disponim, ne e dimë se ai është këtu diku dhe ne jemi këtu për ta kthyer atë në botën tonë. Ne jemi të sigurt se janë këtu të gjallë.”

“Faleminderit për të gjithë të përfshirët në aksion, ne jemi të përulur me të vërtetë për mbështetjen që kemi marrë. Jemi këtu për të gjetur Emiliano, jemi të sigurt se Emiliano është diku dhe ne do ta gjejmë atë”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat