Milan me gjashtë mungesa kundër Napolit

Futboll

Milan me gjashtë mungesa kundër Napolit

Më: 28 janar 2019 Në ora: 23:06
Gennaro Gattuso

Kanë filluar kokëçarjet për Gennaro Gattuso qysh para fillimit të ndeshjes me Napolin.

Milan dhe Napoli do të përballen me njëra tjetrën në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.

Për këtë ndeshje, trajneri i “rosonerëve” nuk do të mund të llogarisë në gjashtë lojtarë të tij.

Ivan Strinic, Pepe Reina, Cristian Zapata, Lucas Biglia, Giacomo Bonaventura dhe Mattia Caldara do të jenë jashtë shërbimeve të Gattuso.

Transferimi më i ri i Milan, Krzyzstof Piatek do të jetë në skuadër për këtë ndeshje të rëndësishme.

Më poshtë ua përcjell listën e plotë të skuadrës së Milan për ndeshjen kundër Napoli.

A Donnarumma, G Donnarumma, Plizzari; Abate, Calabria, Conti, Laxalt, Musacchio, Rodriguez, Romagnoli; Bakayoko, Bertolacci, Kessie, Mauri, Montolivo, Paqueta; Borini, Calhanoglu, Castillejo, Cutrone, Piatek, Suso, Tsadjout

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat