Loret Sadiku padit FSHF-n në FIFA, njihuni me arsyen!

Futboll

Loret Sadiku padit FSHF-n në FIFA, njihuni me arsyen!

Më: 29 janar 2019 Në ora: 23:12
Loret Sadiku

E mbani mend që në muajin nëntor kombëtarja rithirri në grumbullim, Loret Sadikun?! Futbollisti me orgjinë shqiptare, që aktualisht luan në kampionatin turk me Kasimpasa, e refuzoi atë ftesë, ndonëse kur e kishte telefonuar Panucci kishte pranuar.

Aso kohe, trajneri i kombëtares shqiptare i pyetur nga Telesport se përse grumbullonte Loret Sadikun dhe jo një mesfushor tjetër, shprehej se Sadiku i kishte thënë (pas refuzimit) që nuk ndihej mirë. 

Mirëpo një deklaratë e Presidentit të Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi, ka zbardhur të tjera ngjarje, madje të rënda në thelb. Mesfushori mendon se FSHF-ja i ka falsifikuar firmën, në një deklaratë që e pengon atë të luajë për Kosovën. 

“Dëshira e Loret Sadikut është që të aktivizohet me Kosovën. Ai e ka angazhuar një avokat në FIFA në mënyrë që ta fitojë të drejtën për të luajtur me Kosovën”, ka thënë për “Zërin” kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Pra nëse kjo gjë është e vërtetë, atëherë kemi të bëjmë me diçka të rëndë,  cila mbetet për tu zbardhur. 

Sadiku fillimisht kishte luajtur për të rinjtë e Suedisë, pastaj kishte luajtur edhe për Kosovën në miqësoret e para-anëtarësimit në UEFA e FIFA dhe në ndërkohë e kishte pranuar ftesën e Shqipërisë.

Por, pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA 27-vjeçari kishte dashur t’i kthehet Kosovës, sikurse disa lojtarë tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat