Depay tregon skuadrat në të cilat ëndërron të luajë

Futboll

Depay tregon skuadrat në të cilat ëndërron të luajë

Më: 30 janar 2019 Në ora: 15:45
Memphis Depay

Futbollisti holandez shpreson të transferohet në një klub më të madh.

Memphis Depay i ka idetë e qarta për të ardhmen e cila nuk do të jetë te Lyoni.

Sulmuesi holandez ka shprehur hapur ambiciet e tij të cilat e çojnë në një klub të madh verën e ardhshme.

24-vjeçari mendon se ka eksperiencën e nevojshme për të luajtur në një klub të madh.

“Besoj se jam i gatshëm për të luajtur në klube të mëdha si Real Madrid, Barcelona, Chelsea, Manchester City dhe Bayern Munchen”, deklaroi ish-futbollisti i Manchester United. 

Ai tha se shpreson të luajë në një prej këtyre ekipeve edhe pse ndihet mirë te Lyon por sqaroi se për nivelin e tij tashmë i nevojitet një klub akoma më i madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat