Dokumentari, tetë seri për të njohur Ramos-in e vërtetë

Futboll

Dokumentari, tetë seri për të njohur Ramos-in e vërtetë

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 07:48
Sergio Ramos

Sergio Ramos ka lajmëruar bashkëpunimin me Amazon Prime Video, që do të prodhojë një dokumentar me seri për një nga futbollistët me të famshëm të planetit. 

Projekti do të fokusohet tek jeta e lojtarit brenda dhe jashtë fushës dhe do të ketë tetë episode me nga 30 minuta secili. Qëllimi është të tregohet bota e vërtetë e kapitenit të Real Madrid dhe Spanjës. 

Ramos e ka dhënë lajmin në rrjetet sociale: "Jam i entuziazmuar t'u tregoj tifozëve të futbollit se çfarë do të thotë të jesh një atlet profesionist, të mbash shiritin e kapitenit për Real-in dhe Spanjën, por dhe si ta përshtatësh jetën e sportistit me jetën personale". 

Amazon Prime po konfirmohet si një kompani pioniere në dokumentarët që kanë lidhje me futbollin pas realizimit vitin e kaluar të "All or Nothing", një dokumentar me seri për kampionët e Premier League, Manchester City, dhe të "Six Dreams", që kishte në qendër të projektit gjashtë figura të rëndësishme të La Liga-s.                          

"Jemi shumë entuziastë për faktin se do t'u ofrojmë klientëve tanë dhe tifozëve të futbollit në të gjithë botën këtë projekt me Sergio Ramos", ka thënë drejtoresha e Amazon për Europën, Georgia Brown. 

Akoma nuk është përcaktuar një datë për publikimin e këtij dokumentari me seri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat