Bayerni kokulur, Dormundi fiton një pikë

Futboll

Bayerni kokulur, Dormundi fiton një pikë

Nga: K. Goca Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 17:27
Bayerni kokulur, Dormundi fiton një pikë

Bayerni Munihu kokulur nga Leverkuseni, mposhtet me rezultat 3:1 nga Bayeri, në ndeshjen e javës së 20-të të Bundesliga I.  Katër minuta pa përfunduar pjesa e parë, Bayerni kaloi në epërsi me golin e Goretzkas, por pjesa e dytë ka qenë fatale për bavarezët. Bailey (53'), Volland (63') e Alario (87') shënuan për fitoren e Bayerit me 3:1. Dortmundi nuk arriti më shumë se një pikë në udhëtim, duke luajtur baras (1:1) me Eintracht Frankfurtin. Reus në minutën e 22-të shënoi për liderin dhe 14 minuta më vonë (36’) Joviq shënon për Eintrachtin dhe 1:1. Dortmundi kryeson me 49 pikë, ka shtatë me shumë se Bayerni në vend të dytë, kurse Eintracht është i pesti me 33 pikë dhe Bayeri shtati me 30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat