Mbrojtësi i Skënderbeut, Fidan Aliti, luajti sfidën e ‘fundit’ në kampionatin shqiptarë. Sipas mediave në Shqipëri, Aliti ka luajtur sfidën e fundit në superligë, transmeton Insporti. Qendërmbrojtësi i kombëtares së Kosovës dhe i Skënderbeut do të udhëton drejt Suedisë pasi FC Kalmar ka blerë kartonin e Alitit. Sipas burimeve të tyre, besohet se Kalmar ka paguar 150 mijë euro, për kartonin e tij duke i ‘mbushur arkat’ Skënderbeut me një shumë të konsiderueshme për kampionatin tonë.
Aliti është duke zhvilluar sezonin e karrierës, duke u bërë një nga futbollistët kyç të trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes, por edhe i Orges Shehut te Skenderbeu.
Skenderbeu pak minuta më parë pësoi humbjen e pestë radhazi, ndaj Kastriotit me rezultat 2:1.