Mposhti Sampdoria, pas takimit udhëton për në Kinë

Futboll

Mposhti Sampdoria, pas takimit udhëton për në Kinë

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 20:37
Skuadra e Napolit

Skuadra e Napolit do të humbet një nga lojtarët më të mirë të klubit.

Mesfushori sllovak, Marek Hamsik, do të transferohet në kampionatin kinez, tek skuadra Dalian, sipas gazetarit të njohur, Gianluca Di Marzio.

Napoli sonte zhvilloi takimin ndaj Sampdorias, të cilin e fitoi me rezultat të pastër 3 me 0 dhe kjo ndeshje si duket do të jetë e fundit për kapitenin e tyre.

Sipas Di Marzio, zyrtarët e klubit kinez janë duke e pritur sllovakun, i cili sonte pritet të udhëtojë për në Kinë.

Po ashtu, pas ndeshjes trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se Hamsik është në bisedime me skuadrën kineze, Dalian.

31 vjeçari në Napoli ishte transferuar në vitin 2007 nga Brescia dhe që nga ai vit është bërë futbollisti më i dashur i tifozëve të Napolit.

Hamsik për Napoli gjatë këtyre viteve ka zhvilluar plotë 519 ndeshje duke shënuar 121 gola për skuadrën napolitane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat