Zhdukja e futbollistit Sala, ekipet e shpëtimit fillojnë kërkimet nënujore

Futboll

Zhdukja e futbollistit Sala, ekipet e shpëtimit fillojnë kërkimet nënujore

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 09:57
Emiliano Sala

Që prej 21 janarit futbollisti argjentinas, Emiliano Sala rezulton i zhdukur. Futbollisti humbi çdo kontakt me miqtë dhe të afërmit e tij pas zhdukjes se avionit me të cilin ai po udhëtonte drejt Cardiff.

Pas shumë ditë kërkimesh ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur të bien në kontakt me avionin e zhdukur, por disa ditë më parë ata gjetën disa pjesë në det, dhe dyshohet se mund të jenë pjesë të avionit që po udhëtonte Sala.

Ndërkohë që bëhet e ditur se autoritetet kanë nisur një kërkim nënujor për të gjetur mbetje të avionit ku udhëtonte Emiliano Sala. Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore, së bashku me një anije private, do të kryejnë kërkime nën ujë për të gjetur pjesë të avionit të vogël.

Kërkime pritet të zgjasin 3 ditë. Ndërsa anija e financuar privatisht tha se kërkimet do t’i vazhdojë derisa aeroplani të gjendet. Rrezja e kërkimeve për të gjetur aeroplanin është përqendruar në hapësirën ku avioni humbi kontaktet në radio dhe u zhduk nga radarët.

Ekspertët kanë thënë më herët se nuk kanë shanse për të gjetur të mbijetuar, por po kërkojnë për mbetje dhe kutinë e zezë të avionit. Në bordin e aeroplanit të rrëzuar kanë qenë futbollisti Emiliano Sala dhe piloti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat