Tuchel merr lajmin e mirë në prag të sfidës në Champions ndaj United

Futboll

Tuchel merr lajmin e mirë në prag të sfidës në Champions ndaj United

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 14:51
Thomas Tuchel

Më 12 shkurt do të luhen ndeshjet e para të raundit të 1/8 të Champions League dhe një nga sfidat më interesante është ajo mes Manchester United dhe PSG. Skuadra kampione e Francës nuk do të ketë në këtë përballje sulmuesin Neymar. Gjithsesi, trajneri Thomas Tuchel ka marrë sot lajmin e mirë se i gatshëm për këtë sfidë do të jetë mesfushori Marco Verratti, i dëmtuar një muaj më parë.

Sipas mediave franceze, mesfushori italian ka rikuperuar nga dëmtimi dhe javën e ardhshme do t’i bashkohet grupit, duke nisur përgatitjet për ndeshjen e Champions ndaj “djajve”. Skuadra e PSG-së i ka shkarkuar të gjitha bateritë në Europë, duke parë se në kampionat e ka hipotekuar titullin. Ndaj trajneri Tuchel nuk do të sakrifikojë Verrati në dy ndeshjet e radhës në kampionat, për ta patur në dispozicion ndaj United.

“Tani që kam më shumë se kurrë nevojë për mesfushorë lajmi i rikthimit të Verratti është vërtet i rëndësishëm për skuadrën. Një lojtar që ka rëndësinë e tij në skemat tona dhe shpresoj që të jetë në formën optimale për këto dy ndeshje. Gjithsesi, ka ende edhe 10 ditë kohë deri në atë sfidë me Manchester United, ndaj le të kryqëzojmë gishtat që të mos kemi të tjera probleme”, tha Tuchel.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat