Pamje të rënda

Futboll

Pamje të rënda

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 14:52
Pamje të rënda

Pas ndeshjes së ndërprerë ditën e premte, mes Lecces dhe Ascolit, ku mesfushori i vendasve Manuel Skavone humbi ndjenjat për disa momente në fushë, një tjetër incident i frikshëm ka ndodhur ditën e djeshme.

Image

Në ndeshjen e Championship-it në Angli, mes Reading dhe Aston Villa, në pjesën e dytë, sulmuesi i vendasve Nelson Oliveira u shkel me këmbë në fytyrë nga kundërshtari i tij, Tajron Mings, mbrojtës krahu te Aston Villa. 27-vjeçari Oliveira, me disa të çara në fytyrë, u detyrua të largohej nga fusha e lojës dhe u dërgua menjëherë në spital. Disa orë më vonë, vetë lojtari postoi foton e fytyrës së tij në rrjetet sociale, ku pamjet duket se janë të frikshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat