Behrami zverdhet në barazim - Bota Sot
Behrami zverdhet në barazim

Futboll

Behrami zverdhet në barazim

Nga: K. Goca Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 16:49
Behrami zverdhet në barazim

Kapiteni Valon Behrami tregoi maksimumin për skuadrën e Udineses, e cila para shikuesve të vet barazoi me rezultat 1:1 me Fiorentinën.

Futbollisti nga Kosova luajti standard, u angazhua maksimalisht dhe e ndalën një pikë. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 56-të me golin e Larsenit.

Ndërkaq, fitoren Udineses ia mohoi futbollisti Fernandes i cili realizoi nga rreth 20 metra në minutën e 65-të, për rezultatin 1:1.

Behrami u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 80-të, kurse Fiorentina renditet në vend të nëntë me 31 pikë, ndërsa Udinese e 16-ta me 19 pas 22 jave në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...