Deklarohet babai i Emiliano Salas pas gjetjes së aeroplanit

Futboll

Deklarohet babai i Emiliano Salas pas gjetjes së aeroplanit

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 08:45
Emiliano Sala

Babai i Emiliano Sala ka folur për ankthin dhe mosbesimin e tij pas rrëzimit të avionit që mbante futbollistin e humbur të Cardiff City, e që u zbulua në Kanalin Anglez.

Duke folur nga Argjentina, Horacio Sala tha se ishte “i dëshpëruar” pasi një operacion kërkimi i financuar privatisht e gjeti aeroplanin në ujërat në veri të Guernsey të dielën.

“Nuk mund ta besoj. Kjo është një ëndërr. Një ëndërr e keqe. Unë jam i dëshpëruar “, tha Sala për transmetuesin lokal Cronica TV.

“Kam komunikuar me ta çdo ditë, por meqë nuk kam WhatsApp, është e vështirë t’i telefonosh ose të më telefonon.

“Ata më thanë se ditët kaluan dhe nuk kishte lajme për Emilianin apo avionin”, ka shtuar më tej babai i Emilianos.

Operacioni i financuar privatisht në emër të familjes Sala u mundësua pas një fushate, ku u mblodhën më shumë se 300,000 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat