Eliminohen Flamurtari dhe Vllaznia

Futboll

Eliminohen Flamurtari dhe Vllaznia

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 16:27
Pamje nga një ndeshje

Kupa e Shqipërisë ka mbyllur raundin e dytë, me tetë ndeshje të luajtura në orën 13:30, sipas programit. Bie në sy përmbysja e Laçit me rezultatin 3-0 përballë Bylisit, që kishte fituar në ndeshjen e vajtjes. Sebastian Toro, që u mendua se do të largohej, protagonist me gol, ndërsa Shtupina hapi serinë e "trisit". 

Po në Grupin B, Kukësi me golat e Shkurtajt dhe Etemit thyen Apoloninë 2-0, në një ndeshje me emocione, pasi e para kishte mbaruar 2-1 në favor  të fierakëve. Debutoi edhe Valdet Rama. Teuta e ka të lehtë përballë Lushnjes, duke shtruar poker. Protagonist Vecaj me dopietë. Ndërsa, supersfida në Vlorë është mbyllur me tension dhe ankesa për gjykimin. Tirana mbeti me dhjetë pas daljes me të kuq të Halilit, që pas 18 minutash lojë (ndërhyrje ndaj Kale), por sërish u kualifikua. Goli i vetëm i Gomesit në pjesën e dytë nuk mjaftoi për skuadrën e Ilir Dajës.

Në Grupi A, sakaq, Partizani ka shtruar "tris" me Hebaj, Mensah dhe Cinari, ndërsa Skënderbeu gjithashtu e imitoi me Vangjeli, Abazi dhe Krasniqi, duke kaluar më tej me lehtësi. Luftëtari u mjaftua edhe pa gola ndaj Egnatias, ndërsa rezultati surprizë erdhi nga Kamza, ku në një kaos financiar dhe protesta, gjetën forcën për të mundur Vllazninë 1-0 me golin e Bitrit, duke u kualifikuar më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat