Të dielën edicioni i tretë i Turneut Memorial “Habib Sylejmani, Bahri Llapashtica dhe Kemajl Broja” - Bota Sot
Të dielën edicioni i tretë i Turneut Memorial “Habib Sylejmani, Bahri Llapashtica dhe Kemajl Broja”

Futboll

Të dielën edicioni i tretë i Turneut Memorial “Habib Sylejmani, Bahri Llapashtica dhe Kemajl Broja”

Nga: F.B. Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 11:28
Edicioni i tretë i Turneut Memorial “Habib Sylejmani, Bahri Llapashtica dhe Kemajl Broja”

Sikurse në vitin e kaluar edhe sivjet në organizim të Komisionit organizativ: Enes Shosholli, Skender Sadiku, Ejup Rama, Fatmir Beka dhe Lulzim Hakaj do të mbahet Turneu Memorial në nderim të tri figurave shumë kontribut dhënëse në sportin mitrovicas Habib Sylejmani, Bahri Llapashtica dhe Kemajl Broja.

Turneu që do të jetë tradicional do të zhvillohet në çdo fillim shkurti të vitit, ndërkohë që parashikohet që të marrin pjesë veteranë edhe ish-sportistë të viteve 80-99 nga qytete të ndryshme të vendit tonë.

Këshilli Organizativ ka theksuar se janë në përfundim të përgatitjeve për edicionin e sivjetshëm të  Turneut Memorial  “Habib Sylejmani, Bahri Llapashtica dhe Kemajl Broja” në Futsall, ku pritet të marrin pjesë 12 ekipe, ndeshjet në grupe secila skuadër me secilën do të zhvillohen 2x10 minuta, ndërsa gjysmëfinalja dhe finalja 2x15 minuta.

Nikoqir i edicionit të dytë do të fusha me bar sintetik “Eurosport” prapa ETC në Mitrovicë, ndërkohë që turneu do të nis me hedhjen e shortit në ora 11.30 minuta.

Deri më tani sipas organizatorëve në këtë turne që  organizohet në nderim të tre punëtorëve të dalluar dhe ish-sportistëve mitrovicas pritet të marrin pjesë veteranë të futbollit nga të gjitha qendrat e vendit tonë, ndërsa deri më tani këtë e kanë konfirmuar veteranët e Pejës, Gjilanit, Skenderajt, Vushtrrisë, Ferizajit, Kastriotit, Vitisë dhe ekipi nga komuna.

Për Bota sot njëri ndër ideatorët dhe organizatorët Enes Shosholli ka theksuar se :” Jemi në përfundim të përgatitjeve për edicionin e dytë të turneut, ku shumë emra të njohur të futbollit tashmë veteranë të këtij sporti kanë paralajmëruar pjesëmarrjen. Turneu organizohet në nderim edhe respekt të Habib Sylejmanit, Bahri Llapashticës dhe Kemajl Broja që kanë qenë sportistë edhe punëtorë të dalluar sportiv”.

Për fituesin organizatori ka parashikuar mirënjohje, Kupa dhe shpërblime për futbollistin më të mirë, golashënuesin dhe portierin më të mirë.

Organizatori ka parashikuar që ndarja e shpërblimeve bëhet në darkën solemne që do të shtrohet në përfundim të këtij turneu, ku do të shfaqet edhe filmi dokumentar i edicionit të parë të turneut.

Nisur nga fakti se në këtë turne pritet të defilojnë edhe luajnë emra të njohur të futbollit tonë si Eroll Salihu, Synaj Keçi, Fisnik Lyta, Fahredin Duraku, Xhevdet Peci etj  pritet që shumë shikues të shikojnë këta emra të njohur në mjeshtëritë dhe paraqitjet e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...