Çfarë po ngjan me Rakitiçin?

Futboll

Çfarë po ngjan me Rakitiçin?

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 15:39
Çfarë po ngjan me Rakitiçin?

Edhe pse mesfushori kroat ka deklaruar publikisht se dëshiron të rinovojë kontratën aktuale me Barcelonën e ardhmja e tij mund të jetë në Milano me ngjyrat zikaltër. Ky lajm i bujshëm është botuar sot në faqen e parë të “La Gazzetta dello Sport”. Sipas gazetës milaneze, nënkampioni i botës i ka kërkuar klubit katalanas për ta transferuar atë. “Ai dëshiron të largohet nga Barcelona dhe po mendon për zikaltrit”, – shkruhet në faqe të parë të prestigjiozes sportive italiane. Rakitiç, thotë “La Gazzetta”, ka frikë se ardhja e De Jong dhe nënshkrimi hipotetik me Adrian Rabiot do ta nxirrte atë jashtë loje në “Camp Nou”. Kjo media italiane, gjithashtu, zbulon edhe shifra të operacionit: Interi synon ta reduktojë në 30 milionë euro klauzolën prej 120 milionë eurosh, që e lidh Rakitic me Barcelonën dhe është gati t’i ofrojë lojtarit një pagë prej 5 milionë euro në sezon, shumë e ngjashme me atë që merr në Katalonjë. Në kundërshtim me këtë informacion, Rakitic ka shprehur në javët e fundit dëshirën e tij për ta zgjatur kontratën aktuale me Barcelonën, përtej qershorit 2021. Më 28 janar, në një cemeroni, tha për “Mundo Deportivo”: “Unë dua të qëndroj këtu dhe, në qoftë se mund të rinovoj, shpresoj për sa më gjatë. Jam shumë i lumtur këtu dhe të gjithë e dinë, presidenti i pari. Unë jam 30 vjeç, në momentin më të mirë të karrierës. Dua ta shijoj futbollin me Barcelonën”. Këtë javë, agjenti i tij e përshkroi në Itali largimin e Rakitic si “një skenar të pamundur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat