Pique mbanë rekord tek Barcelona, ja për çfarë bëhet fjalë

Futboll

Pique mbanë rekord tek Barcelona, ja për çfarë bëhet fjalë

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 00:01
Gerrard Pique

Gerrard Pique po e mban një rekord këtë edicion tek skuadra e Barcelonës.

Mbrojtësi spanjoll ka qenë pika bazë e formacionit të trajnerit Ernesto Valverde, rreth së cilit janë kryer gjitha rotacionet.

‘Sport’ shkruan se Gerrard Pique është lojtari i vetëm që ka luajtur secilën minutë në La Liga, 1980 në total, në 22 ndeshje.

Kështu, Pique është lojtari me më së shumti minuta të luajtura tek Barcelona. Kjo ndoshta edhe për arsyen se skuadra u përball me shumë dëmtime në fazën defensive.

Lojtari tjetër i vetëm që ka arritur këtë është anëtari i Real Valladolid, Fernando Calero. Të tjerët janë portierët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat