Ky është mesazhi i trajnerit të Cardiff pas gjetjes së trupit të Sala

Futboll

Ky është mesazhi i trajnerit të Cardiff pas gjetjes së trupit të Sala

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 00:54
Neil Warnock

Familja e sulmuesit do të jetë e qetë pasi trupi i sulmuesit u identifikua, beson trajneri i Cardiff City.

Trajneri i Cardiff, Neil Warnock beson se familja e Emiliano Sala më në fund do të gjejë paqe, pas konfirmimit se trupi i gjetur nga mbetjet e aeroplanit është i sulmuesit.

“Përderisa të gjithë presin më të keqën kur ndodh, pranova një telefonatë mbrëmë dhe ishte e çuditshme” ka thënë Warnock, transmeton lajmi.net.

“I sjell familjes paqe, iu ofron komoditet – kjo është çfarë gruaja e Warnock ka thënë nga fillimi. Nuk e di si ka ndikuar tek lojtarët, një apo dy kanë qenë gjithmonë sensitiv” ka vazhduar tutje.

Kujtojmë se Sala pësoi aksident me aeroplanin e tij privat gjatë udhëtimit nga Franca për në Uells.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat