Dorëzohet Emery: Ja dy skuadrat, që janë favorite për vendin e katërt - Bota Sot
Dorëzohet Emery: Ja dy skuadrat, që janë favorite për vendin e katërt

Futboll

Dorëzohet Emery: Ja dy skuadrat, që janë favorite për vendin e katërt

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 09:20
Unai Emery

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka pranuar se Chelsea dhe Manchester United janë favoritë për ta mbyllur kampionatin në katër vendet e para. Me Manchester City, Liverpool dhe Tottenham, të distancuar nga të tjerët, tani duket se ka vend vetëm për një tjetër, që të kualifikohet për në Champions, sezonin e ardhshëm. 

Ky vend, me sa duket, do të diskutohet mes Chelsea, Manchester United dhe Arsenalit, me këtë treshe të ndarë nga vetëm tri pikë në renditje. Sidoqoftë, duke qenë se “Topçinjtë” janë të renditur më poshtë, Emery beson se të tijtë kanë më pak shanse të pozicionohen mes katër të parëve.

Kur u pyet nëse e konsideronte Arsenalin favorit për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, Emery u përgjigj: "Tani, jo, sepse jemi të gjashtët në klasifikim. Është e padëshirueshme, por e vërtetë. Kam besim në aftësitë tona për të ndryshuar, por tani për tani është kështu.

Ka ekipe më të mira se ne, që kanë një avantazh të konsiderueshëm në klasifikim. Duhet të jemi të qetë dhe shumë kërkues ndaj vetes sonë, sepse një kampionat si ky kërkon të jesh i qëndrueshëm për mbi 38 ndeshje.

Tani për tani, Liverpool, Manchester City dhe Tottenham po bëjnë ndryshimin e madh midis nesh, por Chelsea dhe Manchester United, skuadra shumë të mëdha, janë më afër katërshes së parë. 

Misioni ynë është i vështirë, por e kemi një mundësi. Jemi vetëm tri pikë prapa Chelsea dhe një pikë pas Manchester United, dy skuadra shumë të mëdha.Mendoj se duhet të vazhdojmë të besojmë në aftësitë tona për të qenë në “top katër”, por duke e ditur se është e vështirë”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...