Ja çfarë thot trajneri i Baselit për Zhegrovën

Futboll

Ja çfarë thot trajneri i Baselit për Zhegrovën

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 12:22
Edon Zhegrova

Trajneri i Baselit, Marcel Koller, ka folur për Edon Zhegrovën duke deklaruar se ai është përshtatur menjëherë me ekipin.

Baseli do ta luajë sot ndaj St. Gallen, por tekniku nuk ka treguar nëse do ta aktivizojë për disa minuta.

"Edon Zhegrova është integruar mirë në ekip. Nuk kemi vendosur ende se a do të jetë ai i gatshëm për ndeshjen ndaj St. Gallen".

"Ne do t’i japim atij kohë të mjaftueshme”, ka thënë Koller.

Zhegrova u transferua në Basel nga Genku gjatë afatit kalimtar të janarit.

Zhegrova u transferua në formë huazimi për një vit e gjysmë teksa zvicerianët kanë të drejtën e blerjes përfundimtar të Kosovarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat